Lojtari i Skënderbeut revoltohet pas zëvendësimit, polemika me trajnerin

Ndeshja e djeshme mes Skënderbeut dhe Kukësit pa pas disa javësh praninë e tifozëve korçarë në stadium. Gjithashtu, gjatë takimit, ka pasur disa momente pikante që nuk janë vënë re në televizion.

Gjithçka ka ndodhur gjatë pushimit të ndeshjes me presidentët dhe urdhrat e tyre për skuadrat në dhomat e zhveshjes, momentet e pakënaqshme të Bregut pas zëvendësimit apo edhe ato të sikletshme të njërit prej punëtorëve me sistemin e vaditjes.

-Zëvendësimi është moment që asnjëherë nuk pranohet me kënaqësi nga futbollistët. Bregu nuk ka bërë dallim gjatë ndeshjes së djeshme, teksa në minutën e 73-të është zëvendësuar nga Fili, shkruan panorama.Sulmuesi nuk e ka pëlqyer largimin nga fusha dhe nuk ka takuar as trajnerin Shehi.

Madje, në fund të takimit, është larguar menjëherë nga stadiumi, teksa ka pritur një makinë për t’u larguar nga impianti. Futbollisti e ka treguar qartazi me gjeste mërzinë e tij për zëvendësimin.