VIDEO/ 'Laçianët' në aksion, ja si vjedhin brenda pak sekondash makinën 30 mijë paund

Hajdutët arritën të vidhnin për më pak se një minutë një makinë që kushton 30 mijë paund, pa përdorur asnjë çelës.

Kamerat e sigurisë tregojnë hajdutët që kryejnë me lehtësi krimin e tyre duke përdorur një "teknikë përforcuese".

"Mirror" shkruan se Jason Lang, 49 vjeç, ishte në gjumë në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, kur ra viktimë e kriminelëve.

Dy burra me kapuça dhe doreza duke fshehur fytyrën e tyre, dolën nga një makinë. Teksa njëri qëndroi pranë "Toyota" 30 mijë paundsh me një transmetues, tjetri u largua drejt derës me një pajisje elektrike.

Nëpërmjet mjetit të pazakontë, njëri prej hajdutëve hap me lehtësi derën e makinës dhe zhduket.

Pajisja është relativisht e lirë, mund të blihet në internet.

Vjedhja e makinave me anë të këtyre mjeteve është shumë problem pasi ajo tejkalon çdo masë sigurie të makinës, madje edhe makina të viteve të fundit të cilat kanë sistemet e sigurisë me teknologji të lartë.