Zbulimi i Panuccit në Kombëtare lëshon batutën e vitit: S’do blej më bileta

Një nga risitë e Christian Panuccit në listën për grumbullimin e radhës ishte Egli Kaja.

Mesfushori i Livingston ka reaguar në rrjetin social “Twitter”, duke shkruar për ftesën e Kombëtares, por edhe ka komentuar me miqtë e tij.

“Thirrja e parë në Kombëtare nuk mund të ishte më me krenari se kaq. Dy ndeshje të mëdha përpara, ëndrra realitet”, ka shkruar fillimisht futbollisti kuqezi.

Më tej i është përgjigjur me një koment njërit prej miqve të tij që i kujton periudhën kur kanë ndjekur Shqipërinë si tifozë.

“Tani nuk do të kem më nevojë për të blerë bileta. Shpresoj që të debutoj”, ka shkruar Kaja.