Berisha: Rama i uli taksat vetëm Olsit, ja çfarë zgjidhje ka PD

Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi mbrëmjen e sotme se të vetmet taksa që ka ulur Rama, janë ato për lojërat e fatit të cilat kontrollohen nga Olsi Rama.

I ftuar në ‘Ora News’, Berisha tha se Ram ka favorizuar vëllain e ij, ndërsa politika e PD-së është taksa të ulta por me bazë të gjerë.

‘Absolutisht nuk ka asgjë të vërtetë. Për të mund me nxjerrë jashtë konfliktit të interesit, se nuk mund të ketë PD kurrë flamur të luftës kundër të pasurve. Unë e kam të prerë dhe kategorike këtë. Fatmirësisht ne e jetuam atë periudhë ku u luftuan të pasurit, dhe nuk ka patur periudhë më të keqe se ajo periudhë, ku shqiptarët vuajtëm mjerimin më të madh. Parim themelor i partive me qendër të djathë është taksë e ulët me bazë të gjerë. Ky është një parim që me gjithë vlerësimin tim është i suksesshëm. Qeveria e nisi me bixhozin, me monopolin e Olsit. Qeveria uli në mënyrë dramatike taksa për lojërat e fatit. Ky sektor që sot kontrollohet nga Olsi. Sot ky sektor është 5-fishuar’, tha Berisha.