Nuhu ‘ia përplas’ Ballës: Kam prova, ishte në Komisariat, Prokuroria të nxjerrë pamjet e 10 kamerave të Policisë

“Xhisiela, pengu i politikës” është tema e sotme e emisionit “Të Paekspozuarit” në Neës24.

Në një lidhje direkte, oficeri Emiljano Nuhu që denocoi i pari rastin “Xhisiela” dhe kërcënimin ndaj tij tha se ka prova të tjera që vërtetojnë se deputeti i PS, Taulant Balla ka qenë në komisariatin e Fushë Krujës në datën 21 korrik, kur ai është kërcënuar me armë për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit Rraja.

Rakipi: Së pari unë dua t’ju pyes lidhur me datën 21 korrik. Autoritetet thonë se ju nuk keni qenë në komisariat?

Nuhu: Kam qenë në komisariat dhe e them me bindje ketë.

Rakipi: Keni ndonjë provë tjetër përveç këtyre që keni thënë për të vërtetuar që keni qenë në Komisariat atë ditë?

Nuhu: Të gjitha provat janë harmoni me njëra tjetrën dhe faktet kanë provuar se në momentin kur unë denoncova institucionet u vunë në lëvizje dhe u arrestua djali i deputetit. Unë kam prova të tjera që vërtetojnë që Taulant Balla ka qenë në komisariatin e Fushë Krujës. Nuk dilja dot më nga zyra e prokurorit, nëse do kallëzoja Taulant Ballën. Unë kam qenë në komisariat atë ditë, këtë e verifikojë dhe nga kamerat e sigurisë. Aty ka 8 – 10 kamera. Prokuroria t’i nxjerr pamjet, sepse unë kam qenë në komisariat në datën 21 korrik. Provat shkojnë në harmoni nga data 21. Kur e denoncova publikisht erdhi lëvizja nga policia dhe prokuroria që  solli arrestimin e djalit të deputetit dhe për pjesën që Balla dhe të tjerë e mohojnë kam prova që do i nxjerr. Po i lë që ata të modifikojnë provat e qelizave telefonike që ka qenë në peshkim e takime elektorale. Aktualisht s’nxjerr asnjë provë nga ato që kam se prokuroria do e quajë të pavlefshme në media siç vepron. Atë e vërtetojnë dhe pamjet që lidhin në harmoni me qelizat telefonike, nëse s’dalin bashkë, kjo nuk është e vlefshme.?