Rama mbron deputetin Rraja: Nuk gjykohet baba për atë që bën djali sa një derr

Kryeministri Edi Rama ka folur për rastin ‘Xhisiela’, ku akuzohet djali i deputetit të PS Rexhep Rraja. I ftuar në emisionin ‘Real Story’ me Sokol Ballën, Rama ka mbrojtur deputetin Rraja teksa tha se nuk mund të gjykohet babai për veprat që bën djali.

“Mund të përgjigjem vetëm me aspektin e sjelljeve të institucioneve dhe nuk dua të hyje në vorbullën e kazanit. Ajo është marrë peng për llogari të përdorimit mediatik dhe politik. Ajo vajzë meriton vetëm drejtësi dhe këtë asaj mund t’ia japë vetëm rruga e institucionet e drejtësisë.

Mos e paç te fëmija jot, por në momentin kur të vjen te fëmija jot është ca më ndryshe për ta kuptuar, unë nuk pres ta provoj te fëmija im për ta kuptuar… nuk gjykohet baba për atë që bën djali sa një derr, që është aty ku e meriton”- tha ai për Rexhep Rrajën.