Skënderbeu-Kukësi, formacionet zyrtare

Skënderbeu dhe Kukësi do të zhvillojnë pasditen e sotme supersfidën e javës së shtatë të Kategorisë Superiore.

Disfata e fundjavës i shkaktoi korçarëve edhe humbjen e kryesimit të Superligës, megjithatë nga kjo ndeshje mund të ketë sërish ndryshime pozicionesh në varësi të rezultatit sepse diferencat në pikë janë të vogla.

Verilindorët e drejtuar nga trajneri Cungu po kalojnë një situatë të mirë nga ana e llogarive, sepse në aspektin sportiv në ndeshjen e fundit me Luftëtarin loja e tyre nuk bindi shumë.

Në Korçë, Kukësin e pret një provë përballë një kundërshtari direkt në luftën për titull që në rast fitoreje mund t’i ndihmojë t’i shkëputen në klasifikim.

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Kukësit do të luhet në orën 17:45 në stadiumin “Skënderbeu” të qytetit të Korçës dhe do të jetë ndeshja që do të mbyllë këtë javë të 7-të të kampionatit shqiptar.

Tashmë gjithçka duket gati dhe të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Dita, Muzaka, Demte, Gripshi, Bregu, Oto Xhon

Trajner: Orges Shehi

Kukësi: Frashëri, Maliqi, Cuculi, Shameti, Zguro, Dzaria, Shkodra, Shafik, Uilliam, Çyrbja, Rexhinaldo

Trajner: Armando Cungu

Gjyqtarë: K. Meta, D. Rexha, D. Myftari