Marrin fund dilemat/ Vendoset se ku do të luhet dueli për kreun, Kukësi-Partizani

Kryesfida e javës së tetë të Kategorisë Superiore do të jetë ajo midis skuadrës së Partizanit dhe Kukësit.

Ndeshja e cila luhet midis ekipeve që ndodhen në kreun e renditjes paraqet një interes të veçantë nga tifozët.

Ndërsa tashmë kanë marr fund dilema se kur do të luhet kjo sfidë.

Ndeshja midis te kuqve të Skënder Gegës dhe verilindorëve të trajnerit Armando Cungu do të luhet ditën e hënë më datë 08.10.2018 në stadiumin “Elbasan Arena”.