Renditja e UEFA-s për Champions/ Lajm i madh për klubet italiane, bie Anglia. Ja kryesuesit...

Sipas një raporti të ri publikuar me datë 3 tetor, Italia ka parakaluar Anglinë në ranglistën e UEFA-s.

Vendin e parë e mban sërish Spanja, madje me një diferencë të madhe krahasuar me vendet e tjera. Spanja momentalisht ka një koeficient 89.283.

Ndërkohë Italia tani renditet në vendin e dytë me një koeficientë 67,440 , kurse Anglia ka koeficient 67,177.

Në vendin e katërt renditet Gjermania me një koeficient prej 61,784.