FOTO/ Çiljeta qenka fejuar dhe nuk e dinim, këngëtarja publikon foto me unazën e veçantë

Këngëtarja Çiljeta dhe portieri Alban Hoxha mesa duket kanë vendosur që ta zyrtarizojnë lidhjen e tyre.

Lidhja e tyre ka qenë ndër më të përfolurat, kjo për shkak të famës dhe kuriozitetit që e ka shoqëruar gjithmonë këngëtaren bukuroshe Çiljeta.

Ka qenë vetë këngëtarja Çiljeta e cila ka publikuar një foto në Instastory, ku duket unaza e fejesës dhe Albani me të cilin ka shtrënguar duart.