Nainggolan tregon se si kualifikohet Interi në fazën tjetër të Championsit

Interi fitoi me përmbysje kundër PSV Eindhoven në ndeshjen e javës së dytë të Champions Leagues.

Autori i golit, Radja Nainggola përpiqet të bëjë një llogari në kualifikimin e skuadrës zikaltër për në raundin tjetër të Champions Leagues.

“Unë mendoj se jemi në një pozicion të mirë. Gjëja e rëndësishme ishte të vazhdojmë kështu. Pas rezultatit me Tottenhamin, kemi merituar të fitojmë, sepse kemi pasur kaq shumë shanse, edhe nëse i kemi humbur disa prej tyre”, tha fillimisht ai.

“Kemi 6 pikë nga 6 të mundshmet, tani është Barcelona. Mendoj se do të kemi nevojë për një fitore ndaj katalanasve, dhe pastaj të bëjmë diçka të veçantë në Londër”, përfundoi ai.

Kujtojmë që zikaltrit kanë 6 pikë të plota po aq sa Barcelona që mbrëmjen e djeshme mposhti Tottenhamin me rezultatin 3-2.