VIDEO/ Operacioni ‘Four’, shkatërrohet grupi i hajdutëve ne Vlorë, një në pranga….

Eshtë shkatërruar nga policia gjatë ditës së sotme një grup i vjedhjeve në qytetin e Vlorës.

Si rezultat i operaciont të koduar "FOUR" janë sekuestruar një sërë materialesh të vjedhura si motorra, vegla pune, targa mjetesh, bizhuteri etj.

Është arrestuart në flagrancë 1 shtetas, 1 tjetër proçedohet në gjendje të lirë, ndërsa 1 tjetër shpallet në kërkim.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar "FOUR"

Sekuestrohen një sërë materialesh të vjedhura si motorra, vegla pune, targa mjetesh, bizhuteri etj.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, 1 tjetër proçedohet në gjendje të lirë, ndërsa 1 tjetër shpallet në kërkim.

Arrestohet në flagrancë shtetasi K.K, 18 vjeç, banues në Vlorë.

Proçedohet në gjendje të lirë shtetasi I.T, banues në Vlorë.

Shpallet në kërkim shtetasi Xh.Q, 22 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 03.10.2018, në lagjen "Bashkimi" dyshohet se kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit Xh.Q.

Nga hetimet intensive të kryera, ka rezultuar se këta shtetas dyshohet të jenë autorë të disa vjedhjeve të tjera të kryera në qytetin e Vlorës, për të cilat policia ka bërë zbardhjen dhe dokumentimin e tyre si më poshtë:

1 ?Më datë 03.10.2018, në vendin e quajtur "Omonia" dyshohet se kanë vjedhur motorin tip "Sprinter" në pronësi të shtetasit D.N.

2 ?Më datë 03.10.2018, dyshohet se janë autorë të vjedhjes së një banese në lagjen "Bashkimi" në pronësi të shtetasit Gj.Q.

3 ?Më datë 03.10.2018, dyshohet se kanë vjedhur një motor tip "Honda" në lagjen "1 Maji" në pronësi të shtetasit A.A.

4  ?Më datë 03.10.2018, në lagjen "24 Maji" dyshohet se janë autorë të vjedhjes së 2 motorave "Suzuki" dhe "Sprinter".

5 ?Më datë 01.10.2018, dyshohet se kanë vjedhur lokalin në pronësi të shtetasit A.M në lagjen "Bashkimi", ku kanë marrë 20.000 lekë te rinj.

6 ?Më datë 01.10.2018, dyshohet se janë autorë të vjedhjes së një dyqani me materiale ndërtimi në pronësi të shtetasit A.A, ku kanë marrë disa vegla pune të reja.

7 ?Më datë 01.10.2018, dyshohet se janë autorë të vjedhjes së një picerie në lagjen "29 Nëntori" (para).

8 ?Më datë 20.09.2018, në lagjen "Bashkimi" dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit Y.Q (orendi shtëpiake).

9 ?Më datë 12.08.2018, në lagjen "Bashkimi" dyshohet se kanë tentuar të vjedhin banesën në pronësi të shtetasit V.D.

Nga kontrollet e ushtruara nëpër banesat e këtyre personave, konkretisht në lagjet "Partizani" "1 Maji" "Bashkimi", shërbimet e policisë kanë sekuestruar një sërë materialesh të vjedhura nga rastet e listuara më sipër.