Ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje, arrestohet. Emri

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 25 vjeçar të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.

I arrestuari është Lorik Krasniqi, banues në fshatin Kotë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me Vendimin Nr.170, datë 21.06.2018, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".