Farsa e hajdutëve-opozita-mediat

Bashke me dy keshilltare bashkiake te PD qendruam dy ore ne diell me banoret e Sharres dhe Kombinatit per tu perballur me farsen qe e quanin “degjese” ata qe po vjedhin 178 milione euro per 3 djeges plehrash te pakerkuar dhe pacertifikuar.

Qendruam dhe denoncuam vjedhjen me VKM te tokes banoreve per vec 2 stilolapsa, “pronaret” e kompanise qe po vjel fonde publike, etj. U beme zeri i banoreve dhe sqaruesit e tyre qe kur qerratallaret na fiken mikrofonin, banoret prej fjales sone ju ngriten paq atyre qerratallareve te cileve ju deshtoi farsa e titulluar “degjese”. Ne fund  dhjetera banore na falenderuan per sqarimet e qe u beme zeri i tyre me argumente.

Po mediat? Shumica e mediave ishin prezent dhe qendruan permbi dy ore. Xhiruan gjithshka, por vec dy media qendruan “Live” te tjerat nuk guxuan. Edhe TV kombetare ndonese kishin xhiruar gjithshka, ne lajme treguan vec reklamat e kompanise qe po perlan para publike a thua se nuk kishte asgje tjeter, as opozita dhe as banoret. Keto media ka disa muaj qe jane blene paq nga hajnat e 178 milionet e eurove. Interesante ishte qendrimi i gazetarit te paguar nga Soros dhe donatoret e tjere (Birn). Ai qartazi deshmoi farsen e stisur, por si militant i betuar i Soros ai nuk guxoi te thote asnje fjale as per prezencen e opozites, as per dhjetera argumente qe paraqiti opozita, as per faktin qe opozita sqaroi dhe ngriti gjithe banoret ne protesta per vjedhjen e tokes, dhe as per faktin qe ne ate bicim “degjese” folesit te opozites iu nderpre mikrofoni pasi qe hajnat e parave publike e nderprene disa here me provokatore qe thonin se Sharra ishte bere me mire se Paris. Gazetari iu referua ne shume paragrafe nje grupimi te paligjeruar OJF te cilet nuk folen fare por iken, dhe nga ana tjeter nuk guxoi te permende opoziten dhe asnje nga argumentet e saj qe ngjiten fort ne publik.

Perfundimisht ne farsen e dirigjuar nga perlaresit e parave, (1) opozita ishte me banoret, qendroi me ta, i sqaroi dhe u perball me argumente me qerratallaret qe vjedhin 178 milion euro; (2) qeveria qendrore dhe vendore u mcef; (3) mediat u blene qe mos raportonin asnje lajm negativ nga farsa, ndersa (4) gazetaret e Soros ndonese raportuan farsen, problemin kryesor e kane me opoziten. Te gjithe ne hallin e tyre dmth.