Luçiano Boçi ironizon policinë: Ja për çfarë duhet të më procedoni

Pas procedimit penal që policia bëri ndaj deputetit demokrat Luçiano Boçi, ka ardhur dhe reagim i i këtij të fundit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Boçi ka ironizuar policinë, duke deklaruar se policia duhet ta procedojë 4 çështje, ku mes tyre edhe skandali i fundit.

Ja postimi i Boçit:

Deputeti Luçiano Boçi i përgjigjet dhe ironizon procedimin e Policisë: 4 akuzat që do të duhej të ngrinte ndaj meje

Katër akuza që “banda” politike e policisë në Elbasan ka ngritur ndaj meje, për protestën e Mengëlit:

- Kanosje me armë ndaj një oficeri policie që ky i fundit të mbyllte çështjen e një përdhunuesi.

- Përdorimi i Toyota Yaris për sjelljen e miliona Eurove drogë.

- Mbjellje hashashi dhe mbrojtje politike për laboratorin e kokainës në Xibrakë ngjit me Mengëlin.

- Urdhërimin politik të tërheqjes zvarrë të fëmijëve dhe dhunë mbi gratë e pambrojtura në Mengël.

Me fakte ore!!!

Bravo çuna!!!

Puuuuuu çfarë krimineli!????

E pastaj themi ne që s’kemi “shtet”!???

Rroftë Dovleti!!!