Befason Guardiola: Manchester City nuk ka histori në Champions, jemi më poshtë...

Eksperienca është një faktor kyç në arritjen e sukseseve dhe këtë e di mjaft mirë edhe trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i cili në konferencën për shtyp pas fitores me Hoffenhaim, pohoi se skuadra e drejtuar prej tij nuk është favorite për të fituar Ligën e Kampionëve, pasi ata nuk kanë historinë e Milanit dhe Juventusit.

"Ekipet janë kaq të forta, kaq të mira. E dija. Unë u përpoqa t'i tregoja kundër Lyon se sa e vështirë do të ishte. Ne nuk kemi histori. Për mua është një surprizë kur ata thonë se ne do të fitojmë titullin. E vlerësoj, faleminderit, por nuk është e vërtetë.

Ne jemi të njëjtin nivel të ekipeve, një hap më poshtë historisë së Liverpulit, skuadrave spanjolle, Milanit, Juventusit. Kjo është ajo që unë mendoj. Ne kemi luajtur në një gjysmëfinale dhe një çerekfinale.

Duhet të jemi të përulur dhe të analizojmë kundërshtarët. Do të përpiqemi që hap pas hapi të arrijmë në çerekfinale. Ky është një sukses i madh për skuadrën tonë”, përfundoi Guardiola.