PSG pa mëshirë ndaj serbëve, ja sa gola shënon në pjesën e parë

PSG po luan në fushën e vet me Crvena Zvezdën, në sfidën e vlefshme për Grupin C të Championsit, shkruan Syri.net.

Në minutën e 20-të Neymar ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës së serbëve, 1-0 për PSG.

Pas 2 minutash braziliani shënon sërish, duke dyfishuar rezultatin.

Më pas francezët nuk ndalen, teksa realizojnë edhe dy herë të tjera me Cavanin dhe Di Marian, duke e mbyllur 4-0 pjesën e parë.