Partizani komandon Teutën dhe... Superioren

Partizani ka mposhtur Teutën në “Selman Stërmasi” me rezultatin e pastër 3-0 në takimin e vlefshëm për javën e 7-të të Kategorisë Superiore.

Një fitore bindëse për skuadrën e Skënder Gegës, që tashmë komandon e vetme Kategorinë Superiore në kuotën e 16 pikëve dhe pret e qetë sfidën Skënderbeu-Kukësi.

Dopjeta e Asanit në pjesën e parë dhe goli i Mensah në minutën e 81-të i siguroi fitoren të kuqve, të cilët e dominuan takimin, përballë një Teute inekzistente, që krijoi shumë pak.