Vokshi në Syri.net: Rama ka marrë në mbrojte Taulant Ballën, ja çfarë bëri me kamerat e komisariatit

Deputetja demokrate Albana Vokshi, e ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, tha se Rama po përdor të gjithë makinerinë e tij për të mbrojtur Taulant Ballën.

Sipas saj Rama dhe policia kanë fshehur xhirimet e kamerave të datës 21 korrik të komisariatit të Krujës.

‘Pse janë fshehur pamjet filmike në komisariate. Ato duhet të ishin sekuestruar që ditën e parë që denoncoi vajza. Pse nuk bëhen publike pamjet në komisariat të datës 21. Ku ishte zoti Balla se na ka dhënë dy versione të ndryshme. Të prain tha se kam qenë në takime publike, pastaj tha se kam qenë për peshk.

Ai dukej që gënjente. Pse Rama ka marrë në mbështetje Taulant Ballën, pse po i fshehin faktet, pse nuk procedohen policët që nuk morën në mbrojtje viktimën’, u shpreh Vokshi.