Pasi fshiu provat, Edi Rama merr në mbrojtje Taulant Ballën

Kishte ditë që nuk kishte thënë asnjë fjalë për të, por sot Edi Rama kryetari i Rilindjes ka vendosur të marrë në mbrojtje, Taulant Ballën.

Pikërisht sot kur PD akuzoi Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, për shkatërrim të provave dhe pamjeve të kamerave ku dukej Taulant Balla, Rama vendosi ta marrë në mbrojtje.

Kur është ndjerë i sigurtë se nuk do ti dalë asnjë pamje e Ballës në Krujë e Fushë Krujë, Rama ka reaguar në Twitter, aty ku ka zgjedhur të shkruajë për Xhisielën, pas në faqen e tij në Facebook nuk ja mban të shkruajë, për shkak të reagimit të madh popullor.

Ja çfarë shkruan Edi Rama në Twitter:

Nëse Taulant Balla ka qenë në komisariat me armë, Lulzim Basha ka qenë në pushtet me votë dhe Saliu ka qenë në Hollivud për të luajtur Pretty Woman.

Paketa Antishpifje e vetmja mënyrë që ky karagjozllëk i madh politik e mediatik të mos kthehet në një normalitet të turpshëm.