Turqia fillon tregtinë me rubla me Rusinë

Turqia për herë të parë do të blejë grurë nga Rusia me rubla, 30 mijë ton grurë me proteinë të lartë nga ky vend. Gjithashtu bëhet e ditur se për afërsisht 1 ton grurë, Turqia do të paguajë 17 mijë rubla dhe në këtë mënyrë, duke përdorur paratë kombëtare në tregtinë ndërmjet dy vendeve, do të reduktohen humbjet që shkaktohen nga shkëmbimi i valutës, sipas TRT.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdo?an) në një deklaratë të bërë kohë më parë, kishte deklaruar se në tregtinë me një prej partnerëve më të rëndësishëm tregtar të Turqisë, pra Rusinë do të rritet përdorimi i njësive monetare vendore. Edhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duke mbështetur këtë mendim, kishte theksuar se përdorimi i monedhës vendore, do të ulë në minimum ndikimin e faktorëve të jashtëm.