Kanye West do regjistrojë albumin e tij të ri në Afrikë

Kanye West duhej të lëshonte të shtunën albumin e tij të nëntë.

Por 'Yadhi' ende nuk është materializuar.

Duke folur për TMZ, reperi shpjegoi se nuk e mbaroi dot në kohë albumin dhe se do të shkojë në Afrikë për ta përfunduar atë.

"Unë vetëm duhet të shkoj dhe të 'rrëmbej' tokë... Të marr mikrofonin në ambient të hapur, kështu që ju mund të dëgjoni natyrën gjatë regjistrimit. E ndjeva këtë energji kur isha në Çikago, ndjeva rrënjët. Ne duhet të shkojmë në atë që njihet si Afrika,"-tha ylli i muzikës.

Kanye shtoi se albumi i tij ishte shtyrë për të 'Premten e Zezë' më 23 nënëtor pasi iu sugjerua se kishte nevojë për më shumë kohë për ta publikuar.