Goditet nga makina, vdes një person në aksident

Një person ka ndërruar jetë pas një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00, në Vitomiricë të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar Xhevat Ibraj nga Policia në Pejë.

Ibraj ka bërë më dije se personi është goditur nga një veturë, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës.

Policia po vazhdon hetimet për këtë rast.