FOTO/ Vajza e super-mamit është vetëm 5 vjeçe, por shihni sa i kushton çanta…

Vajza e madhe e Kim Kardashian dhe Kanye West, North është vetëm 5 vjeçe dhe krenohet me një gardërobë marramendëse.

Ka peliçe me lëkurë dhelpre, minifunde që bien në sy, e vogla e shtëpisë Kardashian, ka pasur një interes të madh për modën, ndoshta e mbështetur nga dy prindër, të cilët gjithmonë zgjedhin për të një “look” të diskutueshëm.

Në New York, me nënën e saj, vëllain Saint dhe motrën e vogël Chicago, North West nuk kalon pa u vënë re.

Ajo kishte veshur një fustan të verdhë fluoreshente, syze dhe një çantë “Mini Lady Dior” me rrip, që e kishte vendosur në krah shkruan Tg.com.

Por sa kushtonte çanta e saj? Plot 2 500 euro. Ndërkohë, vogëlushja e pavetëdijshme për çmimet e rrobave dhe aksesorëve të saj sfilon në trotuar si një yll i vërtetë.