Neymar: Te PSG luaj më ndryshe se te Barcelona. Dua Championsin

Braziliani i PSG-së, Neymar, në intervistën përpara ndeshjes së Champions League me Crevena Zvezdën, ka folur për të gjitha çështjet interesante që e kanë bërë të jetë në qendër të vëmendjes.

Kupa e Botës - “Bëra çmos që të isha me Brazilin në Kupën e Botës, megjithëse prisja më shumë nga vetja ime. Jam i mërzitur me edicionin e kësaj vere, megjithëse nuk do të qaj gjithë jetën time për këtë. Kam shumë arsye për të qenë i lumtur”.

Kylian Mbappe - “Jam i lumtur që e kam në skuadër. Ai është një lojtar që luan vetëm për të fituar. Kur nuk e arrin këtë, mund ta shihni lehtë mërzinë e tij. Ne përpiqemi ta ndihmojmë sa më shumë njëri-tjetrin”.

Pozicioni në fushë - “Më pëlqen të luaj si një “10” në fushë, ku mund të kontrolloj lojën dhe të ndihmojë të tjerët, por pozicionin nuk e zgjedh unë, është trajneri ai që vendos. Do të bëj gjithmonë atë që kërkon trajneri. Messi te Barcelona luante për qendrën e sulmit, ndërsa roli im ishte më vertikal. Te PSG luaj pak më ndryshe, edhe pse më pëlqen të luaj me topin, ndihem mirë në të dyja pozicionet”.

Trajneri - “Tuchel ka sjellë diçka të re te PSG. Ai është trajner i ri, por e di se çfarë dëshiron nga ekipi. Kjo është një përvojë e madhe duke punuar me të. Shpresoj që të fitojmë Championsin me të”.

E ardhmja - “Unë kam qenë gjithmonë mirë këtu në Paris. Jam shumë i lumtur dhe përpiqem të përmirësohem. Mundohem të jap maksimumin”.