Vijon protesta për shkollën në Mengel, femijët presin perfaqësuesit e ministrisë

Vijon protesta për hapjen e shkollës Mengel në Elbasan. Nxënës por edhe banorë kanë vendosur që të bllokojnë aksin Elbasan-Librazhd.

Bllokimi i rrugës ka krijuar trafik deri në 10 kilometra duke krijuar dhe tensione midis protestuesve dhe drejtuesve të mjeteve. Ndërkohë që forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.

Banorët shprehen se do të qendrojmë deri në orën 4, deri sa të vijë përfaqësuesi i ministrise së Arsimit nuk lëvizim.

Fëmijët kanë vendosur të marrin ushqim dhe kërkojnë që aty të jetë i peranishëm kryetari i bashkisë Qazim Sejdinin.

I pranishëm në protestë është dhe deputeti i PD-së Luciano Boçi i cili po diskuton me policinë.

Që nga nisja e sezonit të ri shkollor fëmijët nuk bëjnë mësim, për shkak se shkolla është mbyllur për t’ju nështruar rikonstruksionit.

Ndërkohë një nga nxënëset shprehet se duan që shkolla të hapet pasi nuk duan të shkojnë në Elbasan të bëjnë mësim, pasi është larg.