Prokuroria kërkon 17 vite burg për Emiljano Shullazin, ja sa vite për secilin anëtar të bandës së tij

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 17 vite burg për Emiljano Shullazi. Pretenca sapo u dha për kreun e grupit kriminal. 

Për të akuzuarit e tjerë u kërkuan:

  • 15 vjet burg për Gilmando Danin.
  • 11 vjet burg për Endri Zelën dhe Endri Qyqjen. 
  • 10 vjet burg për Blerim Shullazin.
  • Në total, 64 vite burg për bandën

Në seancë ndodhen përfaqësuesit e ambasadës amerikane dhe asaj gjermane.

Prokurorët e çështjes janë Donika Prela, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani. Në seancë nuk ishte e pranishme Donika Prela, e cila njoftoi se ndodhet për një vizitë zyrtare jashtë vendit.

Të akuzuarit nuk ishin paraqitur në seancën ku në total morën 64 vite burg. Qenë avokatët e tyre ata që reaguan ashpër ndaj kërkesës së Prokurorisë.

Seanca gjyqësore po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, siç shihet në foto.