Shkëmbim i bujshmë Inter – Milan, zikaltrit duan të transferojnë këtë lojtar

Inter ka kërkuar të nënshkruajë me sulmuesin e Milanit, Suso.

Gjatë merkatos së verës, Interi ka bërë një ofertë për 24-vjeçarin por trajneri Gennaro Gattuso e ka bindur klubin që të mos shesë 'yllin' spanjoll.

Megjithatë, “Calciomercato” raporton se ka pasur një ofertë për ta çuar lojtarin në anën tjetër të qytetit.

Pasi Inter dështoi të transferoj Malcomin, thuhet se ata bënë një tentim për transferimin e Suso. Për të provuar dhe bindur Rossonerët, ata kishin ofruar Marcelo Brozovic dhe 15 milion euro.

Sidoqoftë, ishte trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ai i cili refuzoi këtë ofertë të Interit, pasi vlerëson lojtari si shumë të rëndësishëm për klubin.

Suso ka shënuar dy herë dhe ka dhënë 3 asiste në 6 ndeshjet e fundit të këtij sezoni.