Deputeti Rraja: Djali im nuk ka dhunuar, nuk iki nga grupi i PS-së

Deputeti Rrahman Rraja ka deklaruar ditën e sotme se nuk ka ndërmend që të largohet nga grupi parlamentar i PS-së.

Në një deklaratë për gazetarët, deputeti i Krujës është shprehur se djali i tij nuk ka kryer dhunë.

‘Djali im nuk ka lidhje fare me atë çështje. Ai nuk ka kryer dhunë.

Unë nuk kam ndërmend të largohem nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste’, është shprehur Rraja.

Depyteti i PS-së nuk ka pranuar që ti përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.