Shqipëria, vendi i vetëm në planet ku arrestimet i bën opozita!

Të dashur miq, një ndër rekordet e tjera më të zeza të narkoshtetit të Noriegës është se në këtë vend asnjë bandë e rrezikshme absolutisht asnjë nuk arrestohet nga narkoqeveria sepse qeveria dhe bandat e saj janë një dhe vetëm një. Le t’ju referohemi fakteve.

1- Banda e pushtetit e Milit të Partisë, Emiliano Shullazi dhe banda e tij, me gjithë krimet e shëmtuara për shkak të vëllamërisë së saj me Saje Qorrin dhe Edvin Shullazin, nuk u prek as dhe cenua kurrë gjersa opozita e denoncoi për një ndërhyrje flagrante me porosi të Ramës. Cdo bandë e rrezikshme e arrestuar katër vitet e fundit është vepër e mirëfillte e opozitës.

2- Banda e pushtetit e Geron Xhafës, narkotrafikanti ndërkombetar i dënuar nga drejtësia Italane, që mbrohej pas denoncimeve të përseritura nga vëllai mafioz ministër dhe sivllau mafioz kryeministër.

3- Banda e pushtetit e Bajreve, e lidhur direkt me njëmijë fije me Ramen, Bushatin, Harushën, u denocua disa herë nga opozita dhe shtypi ndërkombetar kurse Rama vazhdonte mbrojtjen e saj me gazetarë vrasës të dëshmitareve duke i paraqitur si njerez të ndershëm punëtor. Ata u arrestuan pas mbledhjes së grupeve parlamentare të opozitës në Shkodër por me kushtin e lehtësimit nga një mori akuzash të rënda që rëndojnë mbi ta.

4 - Banda e pushtetit e Rrajeve e lidhur direkt me Ramën, Taulant Begën, Artur Bushin.

Dy muaj më parë u denocua nga opozita se Rexhep Rraja, bir i pushtetit, sadist e përdhunues, kishte torturuar, dhunuar ne menyre kafshërore një vajzë të pambrojtur. Menjëhere shteti i kryepërdhunuesit Rama, përdhunuesve të tjerë Taulant Bego, Faqezi Droga, Ardi Xhafaj dhe shpura e përdhunuesve të tjerë në polici, prokurori, bashki, me qytë te revoles, detyruan vajzën e pambrojtur të tërheqë akuzën dhe varrosën krimin e shëmtuar.

Kaluan dy muaj dhe heshtja e varrit vazhdon sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Dy muaj më vonë njëri prej oficerëve më të guximshëm të policisë shqiptare bëri deshminë tronditëse para shqiptarëve, në të cilën faktonte me dokumenta se tashmë përdhunues nuk ishte vetem sadisti bir pushteti në kërkim por edhe vetë kryepërdhunuesi Edvin Kristaq Rama dhe Taulant Bega, Faqezi Droga, Geron Velia dhe horra të tjerë në polici, prokurori, media etj etj.

Përsëri të gjithë këta ne kor vrapuan ta varrosnin për së dyti krimin e shëmtuar, tashmë të pushtetit të përdhunuesve. Kryepërdhunuesi vetë heshti 5 ditë duke drejtuar nga strofulla e tij e krimit fushatën e shëmtuar të përdhunuesve kunder viktimës. Por përsëri do te ishte protesta e opozitës në Korçë kundër kryepërdhunuesit, do të ishte marshi i qytetarëve të revoltuar që u kalli datën horrave dhe përdhunuesve të Vjolistanit, që detyroi kryepërdhunuesin e shtetit përdhunues të dilte nga strofulla e tij, të fliste tre herë gjatë ditës dhe, kur mori vesh se Tirana pritej të lante me ta hesapet, urdhëroi në panik autorin e përdhunimit shtetëror të vajzës së pambrojtur Xh M.

Të dashur miq, paraqita keto raste ketu per dy arsye.

Së pari, në një vend ku arrestimet i bën opozita, ligjin, pushtetin e ka pushtuar përfundimisht krimi.

Së dyti, arrestimet nga opozita janë sirene alarmi për çdo qytetar që të ngrihet me guxim per të çliruar një ditë e më parë, me çdo mjet dhe çdo çmim, vendin nga kryepërdhunuesi dhe horrat përdhunues të tjerë në qeveri, parlament, polici, prokurori, media etj etj.