Do zëvendësojë Ze Marian te Tirana? Përgjigjen e jep vetë Ernest Gjoka

Një nga emrat më të lakuar si pasues i Ze Marias në krye të stolit të Tiranës është ai i Ernest Gjokës.

Megjithatë, i pyetur "Live" në studion e "Fair Play nga Enkeleida Zeko", trajneri kryeqytetas është përgjigjur: "Nuk ka ende kontakte mes meje dhe drejtuesve të Tiranës. Nuk më takon mua të vendos".