FOTO/ ‘Mori për kotë pas divorcit, gjyshja 67-vjeçare tregon sesi i bën meshkujt t’ia pastrojnë shtëpinë

Një gjyshe 67-vjeçare zbuloi pas divorcit se e gjithë jeta i kishte shkuar kot, kështu që ndërmori një ndryshim drastik të stilit të jetesës.

Sherry Lever, shpjegoi se si ajo e ka shndërruar shtëpinë e saj në një “dhomë lojërash” dhe iu merr meshkujve nga 120 paund për të qenë skllevërit e saj.

Kuzhinierja në pension, e cila njihet me emrin Mistress Sophia, tha se ajo po shijon jetën nëpërpjet “alter egos” së saj.

Gjyshja tregoi se si e nisi “karrierën” e saj fillimisht si operatore seksi duke shtuar se fëmijët e saj të rritur janë goxha ‘mbështetës’ ndaj ndryshimit dramatik të jetës së saj.

Sherry shprehet:

Vetëm për shkak se unë jam në të gjashtëdhjetë të mia kjo nuk do të thotë që nuk mund të fitoj jetesën duke dominuar burrat ndërsa mbaj veshur kostume. Shumica e zonjave në moshën time kanë dalë në pension, por jeta ime sapo ka filluar!"

67-vjeçarja tregoi se si vendosi të “rishpikte” veten e saj pasi pa një dokumentar rreth seksit në telefon ndërkohë që martesa e saj 25-vjeçare kishte marrë fund.

Ajo shpjegon më tej:

Pas divorcit, ndihesha pa vlerë pa para ose besim. Fillova të punoja çdo ditë si një operatore seksi me anë të telefonit. Vajza ime Amy, 30 vjeçe, mendoi se ishte një ide e mrekullueshme.”

Tre muaj më vonë, Sherry vendosi që ta çonte karrierën e saj të re në një nivel tjetër duke ftuar një nga klientët e saj për të ardhur në shtëpinë e saj.