Rama kërcënon live nënKomisarin: Nuk do t’i ndahemi këmba këmbës atij horri

Edi Rama, ka reaguar për herë të parë në media, lidhur me përdhunimin e Xhisilea Malokut, nga djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Rama ka reaguar edhe ndaj akuzave të ish-nënkomisarit Emiljano Nuhu, se kjo ngjarje është fshehur nga eksponentët më të lartë të PS-së, si deputeti Taulant Balla, kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushti dhe vetë deputeit Rrahja.

Rama, u shpreh se akuzat e ish nënkomisarit janë të pabaza dhe se ai e ka bërë të gjithë këtë për të marrë azil. Kryeministri e quajti Nuhun, “horr” dhe tha se “nuk d’o t’i ndahet këmba këmbës atij horri”, duke shënuar kështu një kërcënim të paprecedentë të një kryeministri ndaj një ish punonjësi të policisë.

‘Një horr i kthyer në hero, ka sabotuar hetimin dhe ka përdorur rastin për të marrë azil.

Nuk do t’i ndahemi këmba këmbës atij horri’, u shpreh kryeministri.

Ky kërcënim i Edi Ramës, duket se ka për qëllim frikësimin e oficerit, që ai të mos vijojë publikimin e provave të tjera, të cilat mund të implikojnë eksponentët e Partisë Socialiste në fshehjen e përdhunimit dhe torturimit të Xhisiela Malokut, prej djalit të deputetit Rrahman Rraja.