Zidane rikthehet në stol, gati kontrata me top klubin anglez

Zinedine Zidane mund të angazhohet si trajner në Premierligë.

 “The Sun” shkruan se francezi ka filluar të marrë mësime të gjuhës angleze pasi dëshiron të angazhohet te skuadra e Manchester United.

Zidane është trajner i lirë pas vendimit për dorëheqje nga Real Madrid.

Andaj, emri i tij ka filluar të spekulohet si zëvendësues ideal për Jose Mourinhon, i cili është nën presion të madh për largim nga posti i menaxherit të Manchester United.