Dhuna ndaj Xhisiela Malokut, kujtohet dhe Rama, merr në mbrojtje policinë, ja çfarë thotë ...

Kur kanë kaluar 3 ditë nga dëshmia tronditëse e oficerit të policisë Emiljano Nuhu, është kujtuar të reagojë edhe Kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri ka mbrojtur policinë duke thënë se “ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit”, ndërkohë që ka dënuar dhunën ndaj Xhisiela Malokut, të cilës çuditërisht nuk denjon ti përmend emrin.

Ja postimi i plotë i Kryeministrit Rama

“Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme!Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën. Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit.Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën.Për ne askush s'është mbi ligjin.”