Çepani në Syri.net: Skandal! Dhuna ndaj Xhisiela Malokut është krim shtetëror

E ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, aktivistja e Shoqërisë Civile, Edlira Çepani, ka folur rreth skandalit që ka ndodhur në vendin tonë, ku një vajzë jetimi është dhunuar dhe përdhunuar nga djali i një deputeti të mazhorancës.

Çepani tha se është e pafalshme që sot edhe pse është e vërtetuar nga mjekësia ligjore se ndaj Xhisiela malokut është ushtruar dhunë, nuk kemi asnjë të arrestuar.

‘Ky ishte skandali i radhës që na tronditi jetën, ashtu siç ndodh çdo ditë me skandale të njëpasnjëshme. Ky është një krim në të cilën shteti ka mbyllur sytë në mënyrë sistematike dhe u ka mbyllur gojën atyre që kanë dashur të flasin. Kemi dy heronj në këtë histori, njëra është vajza e dhunuar e cila pavarësisht policisë së inkriminuar ka vijuar të denoncojë, nga ana tjetër kemi një polic, i cili pavarësisht se i ka thënë dhe prokurorja që mos fol për këtë çështje, ai ka dashur të flasë dhe të mbrojë vajzën jetime. Ka 3 ditë që ka dalë skandali, ka disa muaj që ka ndodhur ngjarja, por s’kemi asnjë të arrestuar. Nuk ka më asnjë dyshim se në këtë rast ka patur dhunë pasi tashmë ka dalë raporti mjekoligjor. Në shqipëri vetëm kur çështjet ngrihen në media, atëherë reagojnë instituciononet’, tha Çepani.