Alarm te Barcelona, Umtiti pëson dëmtim serioz

Ditën e sotme klubi i Barcelonës është alarmuar në prag të ndeshjes kundër Atletico Bilbaos.

Bëhet fjalë për një dëmtim serioz të qendërmbrojtësi francez, Samuel Umtiti.

Ky i fundit për shkak të dëmtimit nuk ka mundur që të jetë i pranishëm as në stërvitjen e kryer ditën e sotme nga "Blaugrana" dhe sipas raportimeve në mediat spanjolle, ai do të qëndrojë larg fushës disa muaj.

Ky është një problem serioz për trajneri Ernesto Valverde, pasi edhe mbrojtësi tjetër, Gerard Pique, nuk është duke kaluar në formë të mirë.