Indonezi, jepet alarmi për tsunami pas tërmetit të fuqishëm 7.5 ballë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur brigjet e Indonezisë duke nxitur alarmin për tsunami, njofton The Independent. Tërmeti i fortë prej 7.5 ballësh u regjistrua pranë ishullit Sulawesi, në lindje të Borneo, tha Shërbimi Gjeologjik.

Autoritetet e hoqën paralajëmrimin për cunami brenda një ore, megjithatë zyrtarët paralajmëruan ata në zonë që të ishin vigjilentë, pasi një seri lëkundjesh u ndien sërish në zonë. Shërbimi Gjeologjik Amerikan njoftoi për tërmet 7.7 ballë por më vonë e uli në 7.5 ballë.

Më herët të premten, një lëkundje 6.1 ballë e shkallës Richter goditi zonën duke shkatërruar disa shtëpi, vrarë një person dhe plagosur dhjetë.

Një seri tërmetesh në korrik dhe gusht vranë afro 500 persona në ishullin e Lombok-ut, qindra milje larg ishullit Sulawesi.

Në vitin 2004, një tërmet i madh goditi ishullin indonezian Sumatra përreth oqeanit Indian duke vrarë 226 mijë njerëz nga 13 mijë shtete. Ndër ta, më shumë se 120 mijë, nga Indonezia. /SYRI.NET