VIDEO/ Kapet hajduti i 400 mijë eurove. Ja emri

Një 48-vjeçar është vënë në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për një vjedhje në shumën e 400 mijë eurove.

Arrestimi është bërë në Delvinë.

Njoftimi i policisë:

Gjatë kontrolleve në lokalet e natës u shoqëruan për verifikim 9 persona.

Policia  e Delvinës  bëri kapjen dhe  ndalimin e shtetasit:

Aleks Çoba, 48 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në shuma të mëdha parash deri në 400 mijë euro në shtetin grek.

Për këtë shtetas u ekzekutua Vendimi penal datë 20.09.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Sarandë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprën penale ‘Vjedhja’ .

Gjithashtu po gjatë kontrolleve nga Policia e Sarandës u kap dhe u arrestua në flagrancë  shtetasi:

Dritan Hyseni, 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të  mjetit me të cilin  qarkullonte pa leje drejtimi përkatëse u konstatua një sasi lënde narkotike në total 37.1 gramë e dyshuar si ‘Kokainë’.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ dhe ‘Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt’.