E morën si të fejuar por përfundoi prostitutë, arrestohen dy në Berat. Emrat

Janë arrestuar nga policia dy persona të akuzuar për prostitucion në Berat.

Pas një hetimi disa mujor eshtë finalizuar operacionin e koduar "Mashtrimi" dhe jane arrestuar dy persona.

 ·Flamur Dodoveci, 62 vjeç, banues në lagjen “Uznovë, Berat.

· Emanuel Myrtaj, 40 vjeç, banues në lagjen “Muzakaj”, Berat.

Ja njoftimi I plote i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar "Mashtrimi"

Operacioni nga Seksioni Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat

Ekzekutohen masat e sigurisë "Arrest me burg" për dy shtetas.

Specialistët Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale finalizuan operacionin e koduar "Mashtrimi", ku bënë ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës së Shkalles së parë Berat lëshuar më datë 26.09.2018, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg" për shtetasit:

 

·Flamur Dodoveci, 62 vjeç, banues në lagjen “Uznovë, Berat.

 

· Emanuel Myrtaj, 40 vjeç, banues në lagjen “Muzakaj”, Berat.

 

Këta shtetas në bashkupunim me njeri- tjetrin duke e mashtruar nëpërmjet fejesës kanë rekrutuar dhe trafikuar në shtetin Italian me qëllim shfrytëzimin për prostitucioni një 29 vjeçare.

 

Në shtetin Italian 29 vjeçarja, shfrytëzohej për prostitucion nga shtetasja D.D, e cila ishte  shpallur në kërkim nga DVP Berat,  ku falë bashkëpunimit me policinë Italiane u bë e mundur arrestimi i saj disa muaj më parë në Itali.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Trafikim i të rriturve, kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 110/a dhe 25 i Kodit Penal.