Greqia në panik nga ‘Zorba’, ja zonat që pritet të goditen nga cikloni i tmerrshëm

Shiu të premten në mëngjes rezultoi me bllokime të trafikut në shumë rrugë kyçe në Athinës dhe rreth saj.

Shkollat jane ??të mbyllura në shumë pjesë të vendit dhe autoritetet po marrin masa për tu përballur me përmbytje dhe erërat e forta.

Greqia është në alarm dhe frikë për ciklonin “Zorbas”, i cili pritet të godasë fqinjin tonë jugor ditën e nesërme.

Shiu me erë të fortë rrëzoi linjat e energjisë në disa lagje të Attikës dhe pjesë të tjera të vendit të enjten, u rrëzuan pemë si dhe u thye çatia e një shkolle në Athinën perëndimore. Zjarrëfikësot po marrin me qindra telefonata – raportoin Ekathimerini.

Tragetet janë ndaluar të lundrojnë, por shërbimi u kthye në normale më vonë gjatë natës dhe të premten në mëngjes pasi erërat filluan të uleshin.

Ky sistem i motit është quajtur Xenophon nga ekspertët dhe thuhet se do të të zëvendësohet nga një stuhi mesdhetare me karakteristika tropikale, apo Medicane, sic është quajtur Zorba.

Zorba pritet të godasë Attikën, shumë ishuj të Jonit dhe Egjeut, si dhe në Peloponez, gjatë 48 orëve të ardhshme, shkruan gazeta greke Ekathimerini. Përgatiti SYRI.net