Trajneri që dështoi në Botëror gjen ekip të ri

Dështimi në Botëror në krye të Argjentinës nuk e pengon Jorge Sampaolin të nisë një aventurë të re në rolin e trajnerit.

I përzgjedhur si tekniku më i keq i vitit nga lexuesit e prestigjiozes spanjolle “Marca”, 58-vjeçari është shumë pranë nënshkrimit me ekipin nga Arabia Saudite, Al-Ittih?d, që është pa trajner që nga 15 shtatori, kur shkarkoi nga detyra Ramon Diaz.

Sampaoli, që kulmin e karrierës e pati në krye të Kilit, duke fituar Copa America në vitin 2015, prej ditësh është në bisedime me drejtuesit e klubit arab dhe së shpejti do të hedhë të zezën mbi të bardhë.