Kanosi 61 vjeçarin dhe godet policin, prangoset. Emri

Policia e Bulqizës ka arrestuar një 24-vjeçar, i cili kanosi për motive të dobëta një shtetas, si dhe gjatë  ndërhyrjes së policisë për parandalimin e mëtejshëm të konfliktit, kundërshton dhe godet punonjësin e policisë

Në njoftimin e policisë thuhet se: "Në pranga u vu Rruzhdi Rushiti  24 vjeç, banues në Bulqizë, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta  me shtetasin Sh.H, 61 vjeç,  ka shkuar tek banesa e këtij të fundit,  duke e kanosur me fjalë  dhe ka goditur dyert e banesës . 

Gjatë ndërhyrjes nga ana e shërbimeve të policisë për parandalimin e mëtejshëm të konfliktit,  shtetasit Rr.Rushiti, ka goditur dhe kundërshtuar  edhe punonjësin e policisë".

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik”, “Kanosja”, “Dhunim banese”, parashikuar nga nenet   236, 84, 112 të Kodit Penal.