A do të futet PD me Ramën në Zgjedhje? Ja çfarë thotë Lulzim Basha

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka deklaruar mbrëmjen e sotme, se zgjedhje të lira dhe të ndershme me kryeministrin Edi Rama nuk ka për të patur asnjëherë.

I pyetur nga analistët Andi Bushati, dhe Fatos Lubonja, nëse PD do të futet në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm me Ramën kryeministër, Basha është përgjigjur se ai personalisht e ka të qartë përgjigjen, e cila është se me këtë kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

‘Negociata me Ramën, pakt nuk do të ketë. E vetmja bisedë me të është largimi i tij. Pa largimin e tij dhe bandave nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Opozita nuk do të jetë fasadë, por do të përgatisë të gjithë hapat që ajo ka në dorë. Absolutisht nuk mund të ketë proces zgjedhor me Edi Ramën, por vendimi nuk do të jetë i imi. Por nuk është jo çështja, çështja është se nesër mund të përdhunohet një vajzë tjetër çfarë do bëjmë. Kjo është emergjenca kombëtare. Ne do të shkojmë në zgjedhje dhe do ti fitojmë zgjedhjet. Por për të bërë këtë, duhet të bëjmë në radhë të parë vettingun në politikë. Po të jemi të gjithë bashkë ne e rrëzojmë këtë sistem’, tha Basha.