Ahmeti thotë se Artmotion ka cenuar sovranitetin e Kosovës

Shpend Ahmeti për herë të parë është mysafir në “Pressing” me Leonard Kerqukin, përballë gazetarëve Berat Buzhala dhe Astrit Gashi. Ahmeti gjatë debaptit ka folur edhe për çështjen e kompanisë Artmotion që janë bërë pjesë e RTS'it dhe Telekomit të Serbisë, për t'i transmetuar ndeshjet në Kosovë në gjuhën serbe

“Artmotion është duke e shkelur sovranitetin. Unë e përkrahi edhe vendimin që e ka dhënë komisioni për media për këtë çështje. Kjo kompani nuk duhet te lejohet që të veprojë në këtë mënyrë në Kosovë”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka thënë se nuk i intereson që kush është pronar i kompanisë Artmotion.

“Për mua s’ka rendësi kush është pronar. Duhet të merren masa ndaj kësaj kompanie”.