Skandali mes policit dhe avokates në komisariat, kapen duke kryer mardhënie seksuale

Një agjent policor është kapur duke kryer marrëdhënie seksuale me një avokate në dhomën e marrjes në pyetje të komisariatit të policisë. Ngjarja ka ndodhur në Swansea të Britanisë së Madhe. Mediat angleze shkruajnë se inspektori Ricky Price dhe avokatja Rachel Pudner u zbuluan duke kryer akte të turpshme në dhomën e marrjes në pyetje.

Avokatja, e cila është një grua e martuar, ka qenë aty pasi do të përfaqësonte një klient. Një burim policor u tha mediave se njerëzit u skandalizuan kur mësuan çfarë po ndodhte. Oficeri që i zbuloi tha se të dy ishin pothuajse të zhveshur.

Oficeri i policisë, i cili është një agjent karriere, dha dorëheqjen nga puna. Megjithatë ai do të japë variantin e tij në Drejtorinë e Standardeve Profesionale, si dhe do të nisë një hetim për këtë rast.