FOTO/ Pas 2 vite lidhje, çifti i njohur shfaqen për herë të parë bashkë

Katy Perry dhe i dashuri i saj, Orlando Bloom, u shfaqën për herë të parë bashkë në një event publik.

Pas dy vitesh lidhje ata u fotografuan të lumtur krah njëri-tjetrit në parakalimin e tapetit të kuq në ‘Monte-Carlo Gala’ për ‘The Global Ocean’.

Megjithatë shfaqja e tyre së bashku nuk ishte një surprizë duke ditur se të dy kanë qenë shumë të afërt këto kohët e fundit.

Pavarësisht se kaluan një krizë në marrëdhënie, pas pajtimit ata duken më të dashuruar se kurrë.

Madje burime pranë çiftit bëjnë të ditur se gjërat po bëhen më serioze mes tyre dhe se Katy dhe Orlando mendojnë se të ardhmen do e kalojnë pranë njëri-tjetrit.