Shqipëria U19 fiton pastër me Malin e Zi, gati për eliminatoret e Europianit

Shqipëria U19 ka arritur të dalë fitimtar nga sfida me Malin e Zi.

Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede zhvilloi një ndeshje të mirë dhe arriti të shënonte dy herë në portën e kundërshtarit, nga një për çdo pjesë loje.

Protgaoniste në këtë sfidë ka qenë futbollistja e Tirana As, Mesuare Begallo e cila i shënoi të dy golat për ekipin tonë, shkruan panorama.

Tashmë sytë e skuadrës janë drejt paraeliminatoreve të Europianit, në ndeshjet që do të zhvillojnë përballë Polonisë, Holandës dhe Bjellorisisë.