Merr flakë një shtëpi tek 'Tregu Çam', evakuohen banorët

Një shtëpi ka marrë flakë tek Tregu Çam në Tiranë duke imponuar kështu, evakuimin e menjëhershëm të banorëve të asaj rruge, "Bujar Hidi". Shtëpia është e vjetër dhe gjendet në një rrugicë të populluar nga tregtarë dhe blerës. 

Policia dhe zjarrfikësit kanë arritur ta nxjerrin pa lëndime një të moshuar nga shtëpia dhe dhe kanë marrë masat për largimin e njerëzve dhe shuarjen e flakëve.

Informacioni paraprak nga Policia e Tiranës:

Më datë 27.09.2019, në rrugën “Hajdar Hidri”, në një banesë private ka rënë zjarr. Shërbimet e Policisë kanë nxjerrë pa probleme dhe pa dëmtime të moshuarën që ndodhej në banesë dhe në bashkëpunim me shërbimet e Zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e zjarrit.