VIDEO/ A është ky një nga 5 golat më të bukur të Eden Hazard?

Chelsea ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme kundër Liverpoolit me rezultatin 1-2, duke e eliminuar këtë të fundit nga Carabao Cup.

Autori që vulosi fitoren e Chelseat ishte i "magjishmi" Eden Hazard, i cili shënoi një super gol, duke çoroditur mbrojtësit dhe portierin e Liverpoolit.

Pas ndeshjes protagonisti i sfidës ka thënë se ky gol ishte i një rëndësi të madhe pasi i kishte shënuar një skuadre si Liverpooli, të cilët sezonin që lamë pas shkuan deri në finalen e Champions League.

“Goli ishte special dhe i tillë ka qenë edhe kualifikimi. Fola me N’Golo Kante dhe më tha që nuk donte penallti, kështu që opsioni i vetëm ishte të shënonim. Nuk e di nëse është një ndër 5 golat më të mirë të mitë, por është diku atje pasi është ndaj Liverpool-it”, ka deklaruar Hazard.